ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Erjon Vishkulli, protestuesi i cili mbeti i plagosur në sy pasi u qëllua me plumb gome gjatë protestave, ka reaguar pas plagosjes së deputetit të Partisë

**Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome, reagon Erjon Vishkulli: Pse ka dy standarde?**
Një reagim ka ardhur edhe nga Erjon Vishkulli, protestuesi që mbeti i plagosur në sy pas goditjes me plumb gome gjatë protestave. Ai komentoi plagosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, i cili u qëllua gjithashtu me plumb gome në protestën e fundit.
Shqetësimin Vishkulli e shprehu përmes rrjeteve sociale. Atje ai ngriti pikëpyetjen për një standard të dyfishtë nga ana e drejtësisë, duke vënë përballë trajtimin e rastit të deputetit me atë të qytetarëve që mbetën të plagosur gjatë protestave.
“Sot pamë se si, kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe gjendet zgjidhja brenda ditës. Ndërsa ata që kanë goditur qytetarët, që kanë lënë njerëz të plagosur deri në rrezik jete, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen që kërkon dhe meriton populli. Pse ka dy standarde? Pse drejtësia lëviz shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”, shkruan Erjon Vishkulli.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.