ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre drejt policisë te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'.

**Fishekzjarrë ndaj policisë te Kryeministria, uji me presion i shpërndan protestuesit brenda minutash (FOTO)**
Protestuesit u rikthyen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe hodhën fishekzjarrë në drejtim të policisë.
Për t’i shpërndarë, uniformat blu përdorën ujë me presion. Por fishekzjarrët nuk pushuan dhe paralajmërimet mbetën pa përgjigje.
Atëherë policia kaloi në aksion me ujë dhe gaz. Bulevardi u boshatis brenda pak minutash.
Ndjekja vijoi drejt sheshit “Skënderbej”, ku protestuesit u larguan me vrap, të ndjekur këmba-këmbës nga efektivët.
Gjatë tërheqjes, disa prej tyre i vunë flakën koshat e mbeturinave. Mbeturinat u dogjën në mes të rrugës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.