ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia ka nisur një aksion në rrugët e Tiranës për shoqërimin e protestuesve, pas disa orësh përplasjesh dhe ndërhyrjesh të vazhdueshme për shpërndarjen e

**Policia nis aksionin në rrugët e Tiranës për shoqërimin e protestuesve**
Pas orësh të tëra përplasjesh dhe ndërhyrjesh të njëpasnjëshme për të shpërndarë protestën kombëtare të 28 Nëntorit, Policia ka nisur një aksion në rrugët e Tiranës për shoqërimin e protestuesve.
Turmës iu desh të largohej nga sheshi “Skënderbej”, ndërsa pjesëmarrësit u shpërndanë në disa zona të kryeqytetit. Forcat e rendit vijuan operacionin policor edhe në rrugët përreth qendrës.
Efektivët kanë filluar shoqërimin e protestuesve. Nuk dihet ende se sa persona janë shoqëruar. Mbetet e paqartë edhe nëse ndaj tyre do të ndërmerren masa të tjera ligjore.
Ky aksion vjen pas një sërë incidentesh të regjistruara në rrugët e Tiranës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.