ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një efektiv policie është lënduar gjatë zhvillimeve të protestës kombëtare në sheshin “Skënderbej”, ku prej disa orësh vijojnë tensionet dhe përplasjet mes

Një efektiv policie është lënduar gjatë zhvillimeve të protestës kombëtare në sheshin “Skënderbej”, ku prej disa orësh vijojnë tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Efektivi është shtrirë në pllakat e sheshit, ndërsa disa prej kolegëve të tij janë afruar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.
Në pamjet nga vendngjarja, efektivët e pajisur me helmeta dhe mburoja shihen të përkulur pranë kolegut të tyre, ndërsa në sfond dallohen forca të tjera policore.
Në shesh ka mbërritur edhe një ambulancë për t’i ofruar ndihmë mjekësore efektivit të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat e sakta në të cilat është dëmtuar punonjësi i policisë dhe as gjendja e tij shëndetësore.
Incidenti është regjistruar gjatë aksionit të forcave të rendit për largimin e protestuesve nga sheshi “Skënderbej”, ku janë angazhuar dhjetëra efektivë dhe autobotë uji.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.