ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku përkujton komandantin legjendar, Adem Jashari. Në reagimin e tij, Rama e cilëson ditën e

**Reagimi i Ramës nga Vlora për Adem Jasharin, ndërsa Tirana në tensione**
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të kujtuar komandantin legjendar Adem Jashari. Në postimin e tij, kreu i qeverisë e cilëson të bekuar ditën e sotme për të gjithë shqiptarët. Ai nuk harron as ditëlindjen e Jasharit.
“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Rama.
Kujtojmë se kryeministri ndodhet në qytetin e Vlorës. Aty ai mori pjesë në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit, e organizuar me rastin e 114-vjetorit të policisë.
Ndërkohë, në kryeqytet protesta e qytetarëve ka nisur mes tensioneve dhe përplasjeve të dhunshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.