ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nuk do të ketë futboll këtë të premte në stadiumin e Flamurtarit. Sfida mes Flamurtarit dhe Besës, e programuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 16:00, është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Ndeshja ishte pjesë e kalendarit të javës së 12-të të Kategorisë së Parë, por

Nuk do të ketë futboll këtë të premte në stadiumin e Flamurtarit. Sfida mes Flamurtarit dhe Besës, e programuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 16:00, është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Ndeshja ishte pjesë e kalendarit të javës së 12-të të Kategorisë së Parë, por moti ka detyruar organizatorët të marrin vendimin për të mos e zhvilluar takimin në orarin e parashikuar.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka njoftuar se Departamenti i Garave do të vendosë në vijim për datën dhe orën e re të kësaj përballjeje. Kështu, dy skuadrat duhet të presin një tjetër moment për të zbritur në fushë dhe për të kërkuar pikët në këtë javë të kampionatit. Për momentin nuk ka një datë zyrtare për zhvillimin e takimit. Vendimi përfundimtar pritet të komunikohet nga FSHF në orët apo ditët në vijim. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.