ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës në kryeqytet, ku disa protestues kanë rrëzuar dhe shkatërruar dronin që po përdorej nga efektivët e

**Protestuesit rrëzojnë dhe shkatërrojnë dronin e Policisë gjatë tubimit në kryeqytet**
Një incident tjetër ka ndodhur gjatë protestës që u mbajt në Tiranë. Disa protestues arritën ta rrëzojnë dronin që efektivët e Policisë po e përdornin për monitorimin e tubimit, e më pas e shkatërruan atë.
Në pamjet e publikuara shihet qartë momenti kur pajisja ndodhet në tokë dhe goditet nga protestuesit derisa shkatërrohet plotësisht.
Droni ishte në shërbim të Policisë gjatë gjithë protestës. Tubimi u shoqërua me tensione dhe përplasje të pandërprera mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Nga orët e fundit raportohen gjithashtu hedhje molotovësh, përdorim i gazit lotsjellës dhe i autobotit me ujë. Po ashtu, janë regjistruar dëmtime në ndërtesën e Bashkisë së Tiranës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.