ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili mbeti i plagosur me thikë pas

Ndërron jetë 49-vjeçari i goditur me thikë në Tiranë, nuk mundi t'i mbijetojë plagëve
49-vjeçari Kreshnik Cara ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ishte plagosur me thikë pas një konflikti në rrugën "Sami Frashëri" në kryeqytet.
Mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Plagët e marra në pjesën e barkut rezultuan fatale për të.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi Toni Nake.
Policia e Shtetit konfirmoi vdekjen e 49-vjeçarit përmes një njoftimi të dytë. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Në njoftim thuhet:
"Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit".
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.