ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.

**Aksident tragjik në Dimal, 67-vjeçari humb jetën pasi makina përfundon në kanal (EMRI)**
Një 67-vjeçar ka ndërruar jetë nga një aksident rrugor i ndodhur në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.
Viktima është Zenun Zeka, i cili jetonte në të njëjtin fshat. Dyshohet se ai nuk arriti ta mbante mjetin në rrugë, doli prej saj dhe përfundoi i përmbysur në kanalin anësor. Atje ai humbi jetën.
Trupi i pajetë i 67-vjeçarit u dërgua me ambulancë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili ndërmori veprimet për dokumentimin e rastit. Qëllimi është sqarimi i plotë i rrethanave të aksidentit.
Në fazën paraprake, hetuesit dyshojnë se shkak mund të kenë qenë shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Hetimeve vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.