ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili janë bllokuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi të dhënat e certifikatave

**Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi**
Dy ngarkesa me gjithsej 54 tonë mish pule me origjinë nga Brazili mbeten të bllokuara në Portin e Durrësit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vendosi ndalimin pasi të dhënat e certifikatave nuk përputheshin me ato të regjistruara në sistem.
Kompania ZICO sh.a., blerëse e mishit të importuar, është njoftuar zyrtarisht se produkti duhet të kthehet në vendin e origjinës. Porosia është bërë përpara 3 shtatorit, datë kur Shqipëria vendosi të bllokojë marrëdhëniet tregtare me Brazilin për mishin e shpendëve dhe të gjedhëve.
Në të njëjtën kohë, AKU ka ndalur edhe një ngarkesë tjetër prej 25 tonësh me produkte gruri e hime. Masa u mor në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe parregullsive në etiketim.
Konkretisht, u refuzua në kufi një ngarkesë me produktin "Miell gruri tip 400 dhe 500" në sasinë 7 tonë, si dhe "Hime gruri" në sasinë 18 tonë. Destinacioni i përcaktuar është kthimi në vendin e origjinës, Kosovë.
Malli ishte importuar nga subjekti "Mirela Bërdufi". Arsyet e kthimit lidhen kryesisht me mungesën e theksuar të dokumentacionit shoqërues.
Në pjesën më të madhe të ngarkesës me miell gruri, data e prodhimit dhe ajo e skadencës nuk lexoheshin. Niveli i proteinave në ambalazh nuk përputhej me dokumentet, ndërsa produktit i mungonte numri LOT dhe fleta e analizës së Aflatoxinës.
I njëjti problem u konstatua edhe për "Hime gruri": në etiketa nuk kishte numër LOT, çka pengon lidhjen mes produktit dhe dokumentacionit shoqërues.
AKU, në kuadër të informimit publik dhe transparencës, bën me dije se gjatë muajit nëntor 2026 në Pikat e Inspektimit Kufitar janë importuar në total 5277, ndërsa kthimi në origjinë kërkohet vetëm për një pjesë të tyre.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.