ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Elisa Spiropali ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mandati i saj i deputetes, pasi, sipas saj, ka dhënë kontribut për Partinë Socialiste.

**Spiropali: Nuk e lë mandatin, le të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh**
Elisa Spiropali deklaron se nuk do ta dorëzojë mandatin e deputetes. Si argument, ajo sjell kontributin që thotë se ka dhënë për Partinë Socialiste.
Sipas saj, socialistët e duan. Dhe nëse duhet matur popullariteti, sfida është e thjeshtë: hapet gara brenda PS-së, pas 17 vitesh.
“Nuk e di a më do apo jo Edi Rama, unë di që më duan socialistët, sepse kam bërë beteja për ta që s’i ka bërë kush tjetër. Jam një e majtë, një socialiste, një progresiste e bindur në vlerat e mia. Nëse duhet një garë, atëherë të hapet gara në PS pas 17 vitesh. Ne nuk kemi kryetar të përjetshëm, sado ta duam, sado i mirë të jetë, sado të ketë bërë për vendin. Statuti nuk është Bibël…
Ata që kanë hequr statutin flasin sot për statut? Atëherë, rregulla të përbashkëta. U respektua në ndonjë pikë statuti në lidhje me mua apo të tjerë?! Nuk heq dorë nga mandati”, tha ajo.
Më herët, Spiropali ishte shprehur se është gruaja e parë që përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së. Këtë, sipas saj, e merr si “dekoratë”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.