ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Skënderbej” dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit u përfshinë nga tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Skënderbej” dhe disa rrugë të tjera të kryeqytetit u përfshinë nga tensione e përplasje midis protestuesve dhe policisë, gjatë protestës së organizuar më 29 nëntor.
Në fotografi, të shkrepura gjatë ditës dhe në mbrëmje, kapen momente të ndryshme të asaj dite. Forcat e rendit u ndërhynë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Nga ana tjetër, protestuesit hodhën sende të forta dhe ngritën barrikada në mes të rrugës.
Mes flamujve kuqezi dhe dritave të festave të fundvitit, bulevardi kryesor i Tiranës duket i mbuluar me gurë të shkulur nga kalldrëmi. Aty janë vendosur edhe automjete të blinduara të policisë.
Disa nga pamjet tregojnë protestues që largohen me vrap për t’i shpëtuar ujit me presion. Përballë tyre, efektivët e policisë qëndrojnë të rreshtuar përgjatë bulevardit, të pajisur me skafandra dhe mburoja.
Fotografitë dokumentojnë edhe çaste kur të lënduarve u jepet ndihma e parë. Ndërkohë, në sheshin “Skënderbej”, një grua qëndron përballë kordonit të policisë me flamurin kombëtar të shpalosur.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.