ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 41-vjeçar, Besnik Banushi nga Delvina, u arrestua pak ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim për një dënim me nëntë vite burg, për abuzim seksual me

Delvinë – Një 41-vjeçar nga Delvina, Besnik Banushi, u ndalua ditët e fundit nga policia, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për një dënim me nëntë vite burg për abuzim seksual ndaj të miturve. Por pas verifikimeve në gjykatë, ai doli i lirë: dënimin e kishte vuajtur tashmë.
Arrestimi u bë publik nga Policia e Shtetit, e cila shpërndau pamjet e operacionit të koduar “Shijani”. Sipas njoftimit zyrtar, efektivët e Komisariatit të Delvinës e lokalizuan 41-vjeçarin në Rrethrrotullimin e Shijanit, duke u nisur nga informacione të siguruara në rrugë operative.
Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, shpallja në kërkim lidhej me një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, datë 23 korrik 2026. Ai vendim parashikonte nëntë vite burg për një ngjarje të 2 janarit 2012. Policia bëri me dije gjithashtu se materialet shtesë iu kaluan prokurorisë.
Pasi u ndalua, familjarët e burrit angazhuan një avokat për të provuar se ai e kishte vuajtur dënimin. Kur 41-vjeçari u paraqit në Gjykatën e Sarandës, rezultoi se dënimi ishte ekzekutuar dhe ai u lirua gjatë ditës së sotme.
Nga familja bëhet me dije se në gjykatë atij iu kërkua ndjesë dhe iu komunikua se ishte bërë një ngatërresë me dosjen.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.