ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Shtëpia e Bardhë ka mohuar zërat për largimin e mundshëm të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Sekretarit të Shtetit,

Shtëpia e Bardhë ka mohuar zërat për largimin e mundshëm të Pete Hegsethut, Sekretarit të Mbrojtjes, dhe të Marco Rubion, Sekretarit të Shtetit, pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA.
Mediat amerikane kanë raportuar se në administratën Trump po shtohen thirrjet për ndryshime në kabinet, ndërsa dy zyrtarët e lartë janë përfshirë në diskutimet për përgjegjësinë e humbjes së thellë elektorale të republikanëve.
Presioni më i madh duket se është marrë për Hegseth, për shkak të mënyrës sesia ka menaxhuar luftën me Iranin, e cila është cilësuar si një nga faktorët që ndikuan në rezultatin e dobët të republikanëve. Presidenti Donald Trump ka pranuar se ka marrë telefonata lidhur me të ardhmen e Hegsethut, por ka deklaruar se synon ta mbajë në detyrë. Të enjten, ai e vlerësoi publikisht punën e Hegsethut, duke thënë se ka bërë një punë fantastike.
Sekretari i Mbrojtjes po përballet edhe me një përpjekje për shkarkimin e tij përmes një procedurë fajësimi. Kongresmeni republikan Thomas Massie ka paralajmëruar se do të paraqesë një rezolutë për shkarkimin e Hegsethut që në fillim të javës së ardhshme. Ai ka argumentuar se Trump duhet ta zëvendësojë atë përpara se demokratët të marrin kontrollin e Kongresit në janar. Hegseth i ka cilësuar përpjekjet si sulme politike dhe ka mbrojtur punën e tij në krye të Pentagonit.
Situata për Rubion shfahet në mënyrë të tjera. Ai ka mohuar zërat se po mendon të largohet nga posti për t’u përgatitur për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Në një intervistë për NYT, ai tha se plani i tij ka qenë gjithmonë të punojë për Trump deri në përfundim të mandatit presidencial.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit e kanë cilësuar raportimet për largimin e tij si lajme të pavërteta. Përfundimisht, e ardhmja politike e Hegsethut mbetet më e pasigurt, ndërsa humbja e republikanëve, që u dha demokratëve kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, ka shtuar presionin mbi administratën Trump.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.