ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg Erlis Dukën, vëllanë e Leonard Dukës.

Erlis Duka kthehet pas hekurave. Gjykata e Posaçme e Apelit e shpalli fajtor dhe i dha 28 vjet burg, duke rrëzuar kështu pafajësinë që i kishte njohur shkalla e parë.
Lajmin e bëri me dije gazetarja Anila Hoxha. Vendimi prek edhe familjen e tij: Leonard Dukës, i cili është vëllai i të pandehurit, iu la në fuqi dënimi me 30 vjet heqje lirie.
Pafajësia e Erlis Dukës ishte kundërshtuar nga SPAK, që e çoi çështjen në apel.
Më herët, për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Posaçme kishte dënuar në total me 130 vite burgim edhe pesë të akuzuar të tjerë. Mes tyre ishte Leonard Duka, i konsideruar si shef i klanit Duka, i cili mori 30 vjet heqje lirie, ndërsa i vëllai u lirua nga akuza. Sipas SPAK, organizatorë të krimit janë pikërisht dy vëllezërit.
Ndërsa të dyshuarit si anëtarë — Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga — u dënuan me nga 25 vite burgosje secili. Prokuroria i konsideron të gjithë ata pjesë të grupit kriminal rival të grupit të Ervis Martinajt, i cili është i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.