ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kanë nisur këtë të premte (4 shtator) në Qarkun e Korçës takimet me qytetarët në kuadër të platformës “Besa”, ku

Kanë nisur këtë të premte (4 shtator) në Qarkun e Korçës takimet me qytetarët në kuadër të platformës “Besa”, ku deputetët socialistë kanë hapur dyert për të dëgjuar nga afër problematikat dhe shqetësimet e banorëve.
Në Pogradec, qytetarët janë pritur nga deputeti Bledi Çomo. Sipas informacioneve, pjesa më e madhe e shqetësimeve të paraqitura lidhej me pensionet, infrastrukturën rrugore dhe çështjet e pronësisë.
Disa prej qytetarëve janë shprehur se këto probleme i kanë ngritur prej vitesh pa gjetur zgjidhje, ndërsa tashmë po tentojnë sërish t’i adresojnë përmes takimeve me deputetët.
Takimet janë zhvilluar paralelisht në disa zona të qarkut. Në Drenovë qytetarët janë pritur nga deputetja Besa Spaho, në Korçë – Rajoni 2 nga deputetja Romina Kuko, në Miras nga deputeti Genti Lakollari, në Pogradec nga deputeti Bledi Çomo, ndërsa në Qendër Bulgarec nga deputeti Ilirian Pendavinji. Takimet ishin parashikuar të nisnin në orën 17:00.
Mësohet se përpara nisjes së tyre, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun Korçë, Niko Peleshi, ka porositur që takimet të zhvillohen pa praninë e medias, ndërsa qytetarët të priten individualisht nga deputetët për të parashtruar problematikat e tyre.
Kjo është e premtja e parë e takimeve të platformës “Besa” në Qarkun Korçë. Deputetët e mazhorancës pritet që çdo javë të zhvendosen në zona të ndryshme të qarkut, ku do të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me qytetarët.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.