ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
“Los Blancos” reagojnë fuqishëm në pjesën e dytë, përmbysin disavantazhin e krijuar nga Perisic dhe triumfojnë 5-1, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve dhe

**Champions/ Reali përmbys PSV-në me pesë gola, Arsenal ndalet nga Dortmundi. City dhe Napoli ndajnë pikët**
Reali i Madridit vijon me hap të sigurt në fazën e ligës së Champions League. Në “Santiago Bernabeu” madrilenët përmbysën PSV Eindhoven dhe fituan 5-1, duke arritur në kuotën e 15 pikëve. Kjo shifër i mjafton skuadrës për kreun e përkohshëm të renditjes.
Pjesa e parë nuk u takoi aspak vendasve. Ivan Perisic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi holandezët në avantazh, duke e dërguar Realin në dhomat e zhveshjes në vështirësi.
Pas pushimit “Los Blancos” dolën si një skuadër tjetër. Federico Valverde barazoi 1-1, ndërsa Jude Bellingham e kaloi Realin në epërsi. Nga ai moment takimi kaloi plotësisht në duart e spanjollëve.
Kylian Mbappe shënoi golin e tretë dhe më pas realizoi sërish, duke vulosur tripletën e tij. Vinicius Junior e mbylli festivalin me të pestin, duke i dhënë formë përfundimtare rezultatit 5-1.
**Arsenali lë pikë në Emirates**
Arsenal dhe Borussia Dortmundi u ndanë 1-1 në ndeshjen e raundit të pestë të fazës së ligës. Në “Emirates Stadium” të dyja skuadrat shënuan nga një herë, por asnjëra nuk arriti të siguronte fitoren.
Londinezët e nisën shumë mirë dhe kaluan në avantazh në minutën e 10-të. Viktor Gyökeres lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën nga jashtë zonës pas asistimit të Noni Madueke, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së Gregor Kobel.
Dortmundi u kthye në lojë në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 55-të. Pas një aksioni të bukur të miqve, Maximilian Beier përfitoi nga hapësira në mbrojtjen e Arsenalit dhe mposhti Kepa Arrizabalagën.
Në minutat e mbetura të dyja ekipet kërkuan golin e fitores. Dortmundi e dërgoi topin në rrjetë me Jobe Bellingham, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
**Manchester City 2-2 Napoli**
Në “Etihad Stadium” nuk u shpall fitues mes Manchester Cityt dhe Napolit, që u ndanë 2-2 dhe morën nga një pikë.
Citizens nisën menjëherë në sulm. Në minutën e dytë Elliot Anderson u ndal nga Milinkovic, ndërsa në të 22-tën goditja e dënimit e Enzo Fernandez u bllokua nga mbrojtja. Pak para fundit të pjesës së parë Beukema rrezikoi për Napolin, por Donnarumma bëri mrekullinë dhe e ndali. Fraksioni i parë u mbyll 0-0.
Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Hojlund e zhbllokoi rezultatin në minutën e 55-të, ndërsa 12 minuta më vonë Bouaddi barazoi për Cityn. Avantazhi i Napolit zgjati vetëm 9 minuta, pasi Noa Lang shënoi për 2-1. Megjithatë Cherki në minutën e 88-të vendosi shifrat në 2-2. Manchester City shkon kështu në 10 pikë, Napoli në 4.
**Rezultatet e tjera**
Como vijon me paraqitje të shkëlqyera dhe fitoi edhe ndaj AEK Athinë, me Strakoshën titullar. Skuadra e Fabregas triumfoi 1-0 me golin e Luis Milla, ndërsa Da Cunha humbi një penallti.
Leipzig mundi Lens 3-1, ndërsa Porto fitoi 1-0 ndaj Feyenoord në Holandë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.