ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Teuta fitoi ndaj Laçit me shifrat 1-3, në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit. Të parët që kaluan në avantazh

Teuta fitoi ndaj Laçit me shifrat 1-3, në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit.
Të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët falë Kallakut, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas 3 minutash lojë, Votlai dyfishoi shifrat, teksa Laçi shpërdoroi një 11-metërsh, shkruan A2.
Në pjesën e dytë, Bibo shkurtoi diferencat me një supergol dhe në fund ai që vulosi sfidën ishte Pedro.
Me këtë fitore, Teuta pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa kurbinasit mbetet në vendin e tretë me 4 pikë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.