ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Bjorn Runa **Të gjithë duan ta fitojnë Tiranën, por kush do ta qeverisë atë?**

**Të gjithë duan ta fitojnë Tiranën, por kush do ta qeverisë atë?**
*Nga Bjorn Runa*
Zakonisht fushatave zgjedhore u paraprin zhurmë. Këtë herë, të paktën për Tiranën, po shohim diçka tjetër.
Është e vështirë të gjesh një emër të rëndësishëm të politikës që tregon entuziazëm të vërtetë për të marrë drejtimin e kryeqytetit. Kandidatë potencialë nuk mungojnë. Por kur dëgjon si flitet për ta, përshtypja është se partitë janë më të etura për fitoren sesa vetë njerëzit që do të bëheshin kryebashkiakë.
Socialistët, në pushtet prej një dekade në qytet, duket se i kanë ngushtuar opsionet në dy-tre emra. Kjo, me kusht që ata që kanë zënë titujt e lajmeve javët e fundit të jenë me të vërtetë në lojë. Emrat që qarkullojnë nga radhët socialiste, pavarësisht karrierave respektive, duken si zgjidhje të sforcuara. Nuk kemi parë shenja ambicieje personale për ta qeverisur kryeqytetin. Sigurisht, kur oferta të bëhet publike, vështirë të besohet se ndonjëri do ta refuzonte.
Mungesa e entuziazmit ka një shpjegim. Socialistët e bënë një herë këtë ushtrim, në shtator 2025, kur shpallën kandidatin. Pastaj erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kundërshtoi shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj. Vrullin e një fushate që e ke nisur një herë, e riprodhosh me vështirësi.
E megjithatë, nga Asambleja e Tiranës të shtunën e kaluar doli një sinjal i qartë: partia e di mirë përse e do kryeqytetin. Dhjetëra deputetë dhe disa ministra u mobilizuan në të gjithë qytetin. Kjo tregon sa shumë vlen Tirana për ta. Nuk tregon, nga ana tjetër, çfarë synojnë të bëjnë me të në mandatin e ardhshëm. Makineria elektorale nisi punë para se të kemi idenë më të vogël se si do të duket qyteti për të cilin do të garojnë.
Demokratët shohin gjithashtu përfitime në rang kombëtar. Në debate televizive, disa prej përfaqësuesve të tyre e trajtojnë zgjedhjen e kryebashkiakut si një votëbesim për qeverinë qendrore. Fitorja në kryeqytet, sipas këtij leximi, do të provonte se mazhoranca nuk gëzon mbështetjen që pretendon. Kjo do t'i jepte opozitës një vrull që vetë nuk arrin ta ndezë. Mbetet për t'u parë nëse Demokratët janë gati të garojnë seriozisht. Dallimet e thella mes disa prej emrave që qarkullojnë prej tyre e ngrenë dyshimin.
Ka diçka paradoksale në këtë situatë. Të gjithë e duan Tiranën, askush nuk duket se do ta qeverisë. Qyteti është bërë kaq i rëndësishëm për politikën kombëtare, sa vlera e tij si qytet ka mbetur në plan të dytë. Sa më shumë peshë politike mbart Tirana, aq më pak të interesuara duken partitë për të diskutuar zgjedhjet që përcaktojnë si jetojnë banorët.
Nuk ka zonë tjetër në vend ku kjo duket më qartë. Ekonomia kombëtare diskutohet shpesh në terma abstraktë. Mjafton një shëtitje në rrugët kryesore të kryeqytetit për t'i dhënë fytyrë. Përqendrimi i pasurisë, raporti mes pronës publike dhe asaj private, hendeku që thellohet mes rrogave të punëtorëve dhe të ardhurave nga qiraja — të gjitha shfaqen në formën më të qartë dhe më brutale pikërisht në Tiranë.
Merrni strehimin. Rritja e shpejtë e vlerës së pronës ka sjellë pasuri të jashtëzakonshme për një pjesë të banorëve. Për shumicën tjetër, sidomos të rinjtë që sapo kanë hyrë në tregun e punës, ajo e largon gjithnjë e më shumë idenë e një jete të pavarur. Blerja e një apartamenti është sot e pamundur për shumicën. Edhe qiraja po bëhet e rëndë. Dy grupe jetojnë në të njëjtin qytet, por interesat e tyre janë në konflikt. Çdo kandidat serioz për bashkinë duhet të shpjegojë si do t'i balancojë këto interesa. Dhe çfarë roli luan bashkia në një treg që vendos brutalisht kush mund të jetojë në kryeqytet e kush jo.
Do të ishte me interes t'i d
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.