ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë (25 nëntor), në vendin e quajtur Kashisht.

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë (25 nëntor), në vendin e quajtur Kashisht.
Janë përplasur një furgon tip “Mercedes” dhe një automjet policie.
Automjeti i Policisë dyshohet paraprakisht se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar që të kenë kërkuar transportimin drejt spitalit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.