ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Analisti Arben Meçe komentoi zhvillimet e fundit sa i takon dosjes së Ergys Agasit dhe implikimi i Vlora Hysenit. Meçe

Analisti Arben Meçe ka reaguar ndaj zhvillimeve më të fundit lidhur me dosjen e Ergys Agasit dhe përfshirjen e emrit të Vlora Hysenit.
Në një prononcim për ABC News, ai vlerësoi se veprimet e SPAK-ut kanë goditur vetë shtetin. Sipas tij, kjo qasje po merr përmasa që i ngjajnë një puçi. Meçe theksoi se në Shqipëri ekziston një strategji për të shembur gjithçka që është ndërtuar deri tani. Ai shtoi se pa një shërbim funksional, shteti mbetet i rrënuar.
Duke komentuar perceptimin publik për rolin e SPAK-ut, Meçe u shpreh:
“Këtu u artikulua një shprehje, “SPAK-u u ndërtua të godasë qeverinë”, e lidhi SPAK-un me goditjen e qeverisë, nuk është ky qëllimi i SPAK-ut, është goditja e krimit dhe korrupsionit. Krimi shtetëror e ka zanafillën që në ’91. Nuk mund të pranoj goditje ndaj një individi ku praktikisht po goditet shteti. SPAK-u ka goditur shtetin dhe merr përmasat e një puçi, është në kundërshtim me ligjin. Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar”.
Më tej, analisti u ndal te rreziku i rrjedhjes së informacioneve sensitive. Ai tha se personi në fjalë do të vazhdojë të nxjerrë sekrete, edhe nëse largohet nga detyra. Sipas Meçes, sekretet mbeten me të pavarësisht vendimit për largim.
Ai nënvizoi se deri më sot ka arsyetuar mbi dy elementë kryesorë. Bëhet fjalë për sigurinë e shtetit dhe për mënyrën se si SPAK-u, sipas tij, hedh gurin dhe fsheh dorën. Në fund, ai përsëriti se në vend po zbatohet një strategji që synon të shkatërrojë çdo arritje të deritanishme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.