ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një skandal i madh ka ndodhur në ndeshjen ku ishte prezent edhe Kristjan Asllani. Cudira të mëdha vijnë nga Champions League e Azisë me një skenë surreale gjatë takimit Al Jazira-Gol Gohar. Arbitri kryesor, siriani Hanna Hattab kishte pirë shumë alkol dhe gjatë ndeshjes u vu re se gjendja e tij isht

Një skandal i madh ka shënuar një ndeshje në të cilën ishte i pranishëm edhe Kristjan Asllani. Skena surreale erdhën nga Champions League e Azisë, në takimin Al Jazira–Gol Gohar.
Gjyqtari kryesor, siriani Hanna Hattab, kishte pirë shumë alkol dhe gjendja e tij gjatë lojës u pa menjëherë se ishte e keqe. Hattab kishte probleme me shikimin dhe mezi ecte në fushë. Kulmi u arrit në minutën e 32-të.
Një sulmues i Al Jaziras kreu faull në mesfushë ndaj kundërshtarit. Mirëpo siriani ndëshkoi me karton të verdhë portierin e Al Jaziras. Pas katër minutash mbledhje dhe konsultimesh, u vendos që kartoni të anulohej.
Ndërkohë ekipi kundërshtar, Gol Gohar, nuk po dilte në fushën e blertë për pjesën e dytë derisa arbitri të hiqej. Përpara këtij presioni, drejtimin e takimit e mori gjyqtari i katërt.
Asllani pati fatin e mirë që, kur hyri në fushë në pjesën e dytë, arbitri ishte "esëll".
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.