ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 13-vjeçar nga Elbasani ka rrëfyer për emisionin “Në Kohë Reale” një histori të rëndë, duke pretenduar se gjatë muajit

Një histori e rëndë është rrëfyer nga një 13-vjeçar nga Elbasani në emisionin "Në Kohë Reale". Ai pretendon se gjatë muajit gusht është marrë me dhunë dhe më pas është detyruar të shesë qirinj në zonën e Malit të Tomorrit.
I mituri ka dhënë dëshminë e tij para mikrofonit me miratimin e gjyshes. Sipas rrëfimit, dy persona iu afruan. Bëhet fjalë për një burrë dhe një djalë. Burri e kapi nga supi dhe e largoi me forcë, ndërsa ai qante dhe i pyeste se ku po e çonin.
Ai tregon gjithashtu se është dhunuar sa herë që nuk shiste dot qirinjtë. Telefoni i tij u thye sapo kishin arritur në Tiranë.
Sipas rrëfimit të djalit, itinerari nisi në Tiranë. Prej aty e dërguan në Berat dhe më pas në Malin e Tomorrit. Aty i dhanë rroba dhe pako me qirinj për të shitur. Herë pas here e qëllonin dhe i thoshin të shiste. Paratë e qirinjve ia merrnin. Burri i rrinte pas dhe i bërtiste, ndaj nuk mund të fliste me njerëzit apo të kërkonte ndihmë. Kur shitja nuk ecte, e rrihnin.
"I kërkova nënës 1 mijë lek për të blerë byrek dhe erdhi një burrë dhe një djalë, më kapi ai burri nga supi dhe i thash ku po më çoni dhe po qaja. Nga Tirana më çuan në berat, nga Berati më çuan në Malin e Tomorrit. Pastaj më veshën rrobat, më dhanë pakot me qirinj, më gjuanin ndonjëherë, shiti qirinjtë më thonin. Ma kanë thyer telefonin që kur arritëm në Tiranë. Lekët e qirinjve që shisja mi merrni ato. Nuk flisja me njerëzit se më rrinte mbrapa ai burri dhe më bërtiste dhe nuk më linin të kërkoja ndihmë. Kur nuk shisja qirinj po më kanë rrahur. Kisha hall për nënë por edhe për vete. Fal zotit Emiljanos, më mori më hypi në makinë dhe më çoi në komisariat dhe pastaj morën gjyshen. Tani ndonjëherë që dal me nënë, kam frikë", u shpreh i mituri.
Për ato ditë ka folur edhe gjyshja e tij. Ajo tregoi ankthin e kërkimeve për nipin. Për 13 ditë me radhë pyeti në lokale, në çdo vend dhe te njerëz të ndryshëm. Askush nuk i jepte informacion për vendndodhjen e tij.
"13 ditë nuk lija lokale pa pyetur, vend apo njeri dhe asnjë nuk thoshte që e kemi parë. Para disa ditësh bëra një denoncim në polici. Kishin qenë dy veta por nuk i njoh fare, djali më rrinte gjithmonë pranë", u shpreh gjyshja.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.