ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, deklaroi se mbledhjet e Edi Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat i ngjajnë pleniumeve të

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka krahasuar mbledhjet e kryeministrit Edi Rama me udhëheqësve politikë dhe ministrat me pleniumet e regjimit të Enver Hoxhës. Ai i quajti këto takime si "burokraci partiake" të cilat, sipas tij, nuk kanë më asnjë vlerë reale.
“Ato që bën Rama janë thjesht sajesa burokratike, pa asnjë përmbajtje. Ngjajnë me sajesat e shokut Enver nga fundi i karrierës së tij, kur organizonte pleniume të katërta për çështje si tufëzimi. Kjo është një strategji lufte pasi e kanë frikë nga protestat”, u shpreh Shehi gjatë një interviste në emisionin "Puls" në A2CNN.
Më tej, Shehi shtriu kritikat edhe ndaj opozitës, konkretisht ndaj Partisë Demokratike dhe përpjekjeve të saj për ristrukturim. Ai komentoi fjalimin e Sali Berishës ku u përdor termin "ripërtëritje". "Kjo e ashtuquajtura ripërtëritje është vetëm Rilindje e Partisë Demokratike. Por a prodhoi ndonjë gjë të mirë Rilindja e mëparshme? Asnjë gjë. Prandaj edhe kjo nuk do të funksionojë, sepse si mund të ripërtëritesh kur udhëhiqesh ende nga i njëjti person", analizoi Shehi.
Shehi vijoi me një paralelizëm të situatës me pushtetin aktual. "Berisha ripërtëritet një herë, dy herë, tre herë... Ndërkohë edhe Rama nxjerr projekte me emra si 'Besa' apo 'Pasqyra', por janë thjesht emra bosh. Kryeministri ndodhet në një pozitë të vështirë. Kur pushteti zgjat shumë, s'ke më ide të reja. Edhe Enver Hoxha bënte gjëra të ngjashme me këto projektet e sotme, por regjimi i tij kishte përfunduar sepse ekonomia nuk prodhonte më asgjë. Edhe regjimi aktual nuk prodhon më, pasi pak rritje që ka nuk rishpërndahet te populli", përfundoi Shehi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.