ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Tiago Silva nuk heq dorë nga futbolli. Lojtari brazilian ka rinovuar kontratën në moshën 42-vjeçare. Ai ka nënshkruar deri në dhjetorin e vitit 2027 me Fluminensen, ku ka lënë pas një sezon për t’u duartrokitur. Megjithëse në moshën 42-vjeçare, statistikat e Tiago Silvës të lënë me gojë hapur. Në 1

Tiago Silva nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Brazilian i ka firmosur një kontratë të re me Fluminensen në moshën 42-vjeçare, e cila e mban të lidhur me klubin deri në dhjetor të vitit 2027.
Sezoni i shkuar la pas shifra që vështirë i gjen te një futbollist në këtë moshë. Në 15 ndeshje të luajtura, mbrojtësi ka dhënë një asistim dhe ka shënuar 94 për qind pasime të sakta. Ndërhyrjet në total janë 86, ndërsa gabime serioze nuk ka bërë asnjë.
Edhe driblimet e pësuara flasin për qetësinë e tij në fushë: vetëm dy herë gjatë gjithë sezonit. Efikasiteti në duele ka qenë 71 për qind, kurse veprimet defensive arrijnë në 120, ose 8.0 për ndeshje.
Nuk mungon as disiplina. Silva ka kryer vetëm 3 faulle, mesatarisht 0.2 për ndeshje, dhe ka marrë notën 7.54 nga Sofascore.
Me këtë formë, rinovimi nuk duket thjesht një gest mirënjohjeje për karrierën e tij. Fluminense vazhdon të ketë në qendër të mbrojtjes një lojtar që, edhe në moshën 42-vjeçare, statistikat i lënë me gojë hapur.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.