ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Atmosfera në protestë është "ndezur" në sheshin "Skënderbej".

Tensioni ka kapur sheshin “Skënderbej”, ku protesta e sotme po merr tone të rënda.
Në pamjet e shpërndara dallohen disa të rinj me maska në fytyrë, të cilët mbajnë shkopinj druri. Grupi duket se po përgatitet për përplasje të dhunshme me forcat e rendit, ndërsa në sfond dëgjohet thirrja: “Gati për luftë”.
Policia ka shtuar ndjeshëm masat në terren për tubimin e ditës së sotme, ku pritet pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve. Sipas raportimeve, rreth 2 mijë pjesëtarë të forcave të policisë do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.