ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Mazhoranca socialiste do të hedhë sot një hap tjetër për të çuar përpara Reformën Administrativo-Territoriale. Në ora 12:00 pritet konstituimi

Mazhoranca socialiste do të hedhë sot një hap tjetër për të çuar përpara Reformën Administrativo-Territoriale.
Në ora 12:00 pritet konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Territoriale.
Opozita ka paralajmëruar mospjesëmarrjen në këtë komision.
Top Channel Muhamed Veliu ka mundur të zbulojë përbërjen e komisionit të Posaçëm për fazën e dyhtë të kësaj Reforme.
Sikurse në komisionin e parë të kësaj Reforme, edhe të dytin do ta drejtojë sërish Arbjan Mazniku, ndërsa anëtarë janë:
Blendi Klosi
Briseida Çakëri
Besa Spaho
Ermal Pacaj
Onid Bejleri
Aulona bylykbashi
Klevis Jahaj
Ermal Elezi
Ndërsa si anëtarë zëvendësues do të jenë:
Agron Malaj
Hatixhe Konomi
Andi Qose
Antoneta Dhima
Pirro Dhima
Pirro Vëngu
Alma Selami
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.