ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Avokati Edmond Petraj u shpreh sot i shqetësuar mbi mënyrën se si SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”

Avokati Edmond Petraj ka shprehur shqetësim për masën e sigurisë "arrest shtëpie" të caktuar ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, me kërkesë të SPAK.
I ftuar në emisionin "Off the Record" në A2CNN, ai u shpreh se raste të tilla janë jashtëzakonisht të rralla në praktikën ndërkombëtare.
Sipas tij, nuk është e zakonshme që ndaj drejtuesve në detyrë të shërbimeve inteligjente të jepet një masë sigurie. Petraj theksoi gjithashtu nevojën për verifikim të kujdesshëm të informacioneve që qarkullojnë në media.
Ai tha se komunikimet e publikuara nuk duhen marrë si të mirëqena pa u filtruar profesionalisht, përpara se të shërbejnë si bazë për debat publik.
"Ne nuk mund të flasim me një material që kemi vetëm një njoftim, caktimin e një mase sigurie dhe kaq. Janë hedhur disa materiale, sot, komunikime, unë s'dua t'i besoj sepse nëse janë ato komunikime, i bie që kemi kualitet të dobët të përzgjedhjes së drejtuesve të institucioneve. E vetmja gjë që më shqetëson është që kemi një shef të inteligjencës në një masë sigurie në mungesë. Mund të gjendej një formë tjetër. Në rrallë vende në botë ndodh që për shefen e Inteligjencës jepet masë sigurie. Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?! Se janë hedhur shumë ide që Ergys Agasi lëvizte me makina të SHIK-ut. Nga ana profesionale ne duhet t'i filtruar. Janë hedhur disa skupe, që tha hajde zemra, hajde kështu, nuk funksionon kështu fare. Ti s'e ke vendimin e masës së sigurisë, nëse e ke nxirre dhe hajde ta komunikojmë. Struktura e posaçme e ka marrë këtë masë në kuadër të opinionit të brendshëm që ka", tha avokati.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.