ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre drejt policisë te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'.

**Protestuesit kthehen te Kryeministria, qëllojnë me fishekzjarrë ndaj policisë — u shpërndanë brenda pak minutash (FOTO)**
Te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë.
Për t’i shpërndarë, policia përdori ujë me presion.
Breshëria e fishekzjarrëve nuk u ndal dhe paralajmërimet nuk u dëgjuan. Atëherë uniformat blu hynë në aksion me ujë dhe gaz. Bulevardi u boshatis brenda pak minutash.
Ndjekja e protestuesve vijoi më pas drejt sheshit “Skënderbej”.
Gjatë tërheqjes, disa prej tyre i vunë flakën koshave të mbeturinave. Mbeturinat u dogjën në mes të rrugës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.