ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, me plumb gome gjatë protestës së sotme, ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha.

**Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome në protestë, Berisha: U qëllua me urdhër politik të Ramës!**
Deputeti Kliti Hoti u plagos me plumb gome gjatë protestës së sotme. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi menjëherë.
Për reagimin, Berisha zgjodhi rrjetet sociale. Në postimin e tij akuzoi kryeministrin Edi Rama se sulmi ndaj deputetit u krye me urdhër politik. Qëllimi, sipas tij, ishte vrasja e deputetit.
Ngjarjen kreu i demokratëve e quajti akt kriminal. Nga mbështetësit e Partisë Demokratike kërkoi të ngrihen në protestë.
“Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti qëllohet me urdhër politik për ta vra të Edi Ramës!
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës.
Kliti Hoti dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate të gjithë në këmbë! O sot o kurrë!”, shkruan Berisha.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.