ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Arda Kurtulan është parë vazhdimisht si pasuesi i Elseid Hysajt te Kombëtarja e Shqipërisë. Fakt është se trajneri Maran e

Arda Kurtulan është parë vazhdimisht si pasuesi i Elseid Hysajt te Kombëtarja e Shqipërisë.
Fakt është se trajneri Maran e kontaktoi për ta ftuar, por Goztepe u bë pengesë për shkak të rregullit të lojtarëve ekstra komunitarë në Turqi.
Kurtulan u raportua se arriti një marrëveshje së fundmi me Gallatasarajn në Turqi. Ndërkohë çdo gjë ka mbetur në ajër mes klubeve, pasi fillimisht Goztepe synon të nënshkruajë me Husejin Maldar nga Bursaspor.
Gallatasaraj ndërkohë ka ofruar 6 milionë euro. Sa i përket Goztepes raportohet se e refuzoi këtë shifër, duke qenë se kërkon 8 milionë euro.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Po ashtu mbetet për t’u parë nëse Kurtulan do të ketë mundësinë për t’u ftuar nga Shqipëria.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.