ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Reali i Madriditka marrë fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve. Pas një pjese të parë zhgënjyese, gjiganti spanjoll ka përmbysur PSV-në pjesën e dytë me shifrat e thella 5-1. I pyetur nga mediat për këtë përmbysje, Murinjo është përgjigjur me humor se “dhomat e zhveshjes janë si Las Vegasi. Çfarë n

Një fitore tjetër i është shtuar Reali i Madridit në Ligën e Kampionëve. Fillimi nuk ishte aspak bindës për gjigantin spanjoll, që e mbylli pjesën e parë pa shkëlqim. Por pas pushimit gjithçka ndryshoi dhe PSV-ja u mposht thellë, 5-1.
Për këtë rikthim u pyet edhe Zhoze Murinjo. Përgjigjja e tij erdhi me humor: sipas trajnerit, dhomat e zhveshjes janë si Las Vegasi. “Çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas”, u shpreh ai.
Më pas ai sqaroi se skuadrës së tij i nevojiten edhe katër pikë për t’u siguruar një vend mes tetë ekipeve të para të renditjes.
“Dhoma e zhveshjes është si Las Vegasi. Ajo që ndodh në Vegas, mbetet në Vegas. Ne folëm, jemi miq dhe folëm. 15 pikë janë shumë, shumë mirë. Jemi pothuajse aty. Me tri ose, në rastin më të mirë, katër pikë nuk do të arrijmë në “playoff”, ndaj është e rëndësishme të vazhdojmë këtë ecuri fitoresh. Pjesa e dytë kishte të bënte tërësisht me mentalitetin”, ka thënë Murinjo.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.