ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 41-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se duke e kanosur me thikë, i vodhi me dhunë çantën me sende personale,

Policia vë në pranga 41-vjeçarin që grabiti me thikë turisten gjermane te Liqeni Artificial
Një 41-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë si autor i dyshuar i grabitjes me dhunë të një shtetaseje gjermane te Liqeni Artificial. Bëhet fjalë për shtetasin J. S., i cili akuzohet se i mori me forcë çantën me sende personale 50-vjeçares, duke e kërcënuar me armë të ftohtë.
Ngjarja u denoncua si vjedhje me dhunë nën kërcënimin e thikës. Vetëm një ditë më pas, viktima T. K. u paraqit në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë. Ajo kishte shkuar për të falënderuar punonjësit që trajtuan rastin.
Policia bëri me dije se turistja ka vlerësuar ndërhyrjen e menjëhershme të uniformave blu. “Duke vlerësuar reagimin e shpejtë të Policisë, identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar, si dhe gjetjen e sendeve të saj personale, shtetasja gjermane ka shprehur mirënjohjen e saj për punën dhe profesionalizmin e efektivëve të Policisë së Komisariatit Nr. 1”, thuhet në njoftim.
Sapo mori sinjalizimin për grabitjen, Komisariati Nr. 1 nisi operacionin e koduar “Reaction”. Hetimet dhe veprimet operacionale u kryen pa vonesë. Falë tyre u arrit të identifikohej dhe më pas të ndalohej i dyshuari.
Sipas bluve, sendet personale që iu morën shtetases së huaj u gjetën dhe iu kthyen asaj. Ndërkohë materialet procedurale janë dërguar në Prokurori. I arrestuari do të hetohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.