ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Aktualisht është i vetmi kandidat për postin e tij, por kjo nuk e pengon Gianni Infantinon të punojë për të

Plani i Infantinos për të ruajtur kreun e FIFA-s, pritet fjalim në OKB
Gianni Infantino është aktualisht kandidati i vetëm për postin e presidentit të FIFA-s. Por kjo nuk e ka ndaluar atë të kërkojë mbështetje edhe më të gjerë për një mandat të ri. Lëvizjet vijnë pas tensioneve të krijuara rreth projektit të dështuar për shitjen e të drejtave të Botërorit tek një fond investimesh.
Sipas të përditshmes britanike The Guardian, strategjia e kreut të futbollit botëror përfshin edhe një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York. Aty ai pritet të afrohet me liderë të shteteve të ndryshme. Qëllimi është të sigurojë, përmes tyre, votën e federatave përkatëse.
Periudha nga tani deri në marsin e vitit të ardhshëm, kur janë caktuar zgjedhjet, do të shfrytëzohet për të riparuar marrëdhënie të krisura. Mungesa e një kandidature alternative e favorizon këtë skenar.
Në këtë kuadër, shkruan e përditshmja britanike, duhen parë edhe vizitat e pandërprera të Infantinos në disa kontinente. Ai ka udhëtuar shpesh në Amerikën e Jugut, Azi dhe Evropë për takime me krerë federatash. Gjatë këtyre kontakteve atyre u janë premtuar financime dhe lehtësira të tjera. Mbështetja ka synuar forcimin e aktiviteteve futbollistike në vendet përkatëse.
Këto lëvizje janë lehtësuar ndjeshëm nga vënia në dispozicion e avionëve të Qatar Airways. Kompania, gjatë Botërorit të organizuar në Kanada, Meksikë dhe SHBA, i krijoi presidentit mundësinë të ndjekë pothuajse të gjitha ndeshjet. Bëhet fjalë për 104 takime në total.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.