ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia ka shoqëruar një protestues pas përplasjeve të shënuara në protestën e së dielës para Kryeministrisë.

Policia ka shoqëruar një protestues pas përplasjeve që shënuan protestën e së dielës përpara Kryeministrisë. Fillimi ishte i qetë: marshimi nisi nga sheshi Skënderbej dhe turma u grumbullua më pas para godinës së qeverisë.
Situata u tensionua kur disa protestues hodhën kapsolla përpara Kryeministrisë. Forcat e FNSH-së, të vendosura aty që më parë, reaguan me gaz lotsjellës dhe spraj me piper për të shpërndarë të pranishmit.
Më pas protestuesit nisën të hidhnin gurë drejt efektivëve të policisë në bulevard. Për t’i shpërndarë, policia përdori ujë me presion.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.