ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ministri i Drendshëm, Ervin Demo, ka reaguar menjëherë pas episodit të plagosjes në protestë me plumb gome nga Policia të deputetit demokrat të Shkodrës,

Ministri i Drendshëm, Ervin Demo, ka reaguar menjëherë pas episodit të plagosjes në protestë me plumb gome nga Policia të deputetit demokrat të Shkodrës, Kliti Hoti, në zonën e bulevardit të Tiranës.
“Askush nuk është mbi ligjin. Aq më tepër një punonjës policie që ka për detyrë ta zbatojë. Kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të efektivit të përfshirë në rastin e dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës dhe hetimin e plotë të ngjarjes”, shkruan ministri Demio në postimin e tij në rrjetin social, duke kërkuar marrjen e masave.
Më tej ai garanton të drejtën e protestës, por dënon dhunën, për të cilën tha se nuk dolerohet nga askush dhe se ligji vlen njësoj për të gjithë.
“E drejta për protestë paqësore garantohet. Dhuna nuk tolerohet, nga askush. Ligji vlen njësoj për të gjithë, pa përjashtim”, shkruan ministri.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.