ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Agravohen tensionet në protestën e studentëve dhe nxënësve në Shkodër. Pas bojkotimit të mësimit, studentët dhe nxënësit janë mbledhur në

Agravohen tensionet në protestën e studentëve dhe nxënësve në Shkodër. Pas bojkotimit të mësimit, studentët dhe nxënësit janë mbledhur në protestë para Bashkisë, ndërsa situata është përshkallëzuar më tej pas arrestimit të disa protestuesve nga policia.
Në mbështetje të të arrestuarve, protestuesit janë zhvendosur drejt Komisariatit të Policisë Shkodër, ku kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve.
Gjatë përplasjeve, është goditur me gurë komandanti i Forcave të Rendit, Fasli Rama i cili ka mbetur i plagosur.
Situata në qytet është tensionuar pas përshkallëzimit të protestës, ndërsa nuk ka ende detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të efektivit të plagosur dhe numrin e saktë të personave të arrestuar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.