ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Lëvizjet kufitare dhe turizmi në vend kanë pësuar një frenim të ndjeshëm gjatë muajit tetor.

**Tetori frenon turizmin: 12.5% më pak vizitorë të huaj, 10-mujori mbyll me 11.5 milionë**
Turizmi shqiptar pësoi një ngadalësim të dukshëm gjatë tetorit. Sipas INSTAT, lëvizjet në kufi ranë ndjeshëm gjatë këtij muaji.
Në territorin e vendit hynë gjithsej 1 milion e 457 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Kjo shifër është 7.6% më e ulët krahasuar me tetorin e vitit 2025.
Pjesën më të madhe të goditjes e mban rënia e vizitorëve të huaj. Gjatë muajit Shqipërinë e vizituan rreth 796 mijë të tillë, nga rreth 909 mijë që ishin një vit më parë. Tkurrja arrin në 12.5%.
Zbritën edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë, por lehtë: 0.9% më pak, ose 662 mijë lëvizje.
Bilanci i dhjetëmujorit mbetet gjithsesi pozitiv. Nga janari deri në tetor hynë 11 milionë e 525 mijë shtetas të huaj. Në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin 11.1 milionë, çka lë një rritje prej 3.5%.
Frenimi i tetorit vjen në një moment të tensionuar politikisht dhe socialisht. Gjatë muajit Tirana u përfshi nga protesta të njëpasnjëshme dhe përplasje në rrugët e kryeqytetit. Zhvillimet duket se lanë gjurmë në flukset turistike.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.