ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një bilanc zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një bilanc zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, bazuar në të dhënat e regjistruara deri në orën 16:15.
Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 14 persona, mes të cilëve 8 efektivë të Policisë së Shtetit, 4 protestues dhe 2 të mitur. Aktualisht, në këtë spital vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 efektivë policie, dy prej të cilëve janë në gjendje të mirë, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet nën monitorim intensive, si dhe 4 protestues, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar.
Për sa i përket të miturve, njëri prej tyre është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetje nga ekipi i psikologëve.
“Në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur gjithsej 14 persona të lënduar, nga të cilët 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur. Një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Po ashtu, vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej të miturve është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. me praninë e psikologut. Ai është larguar jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi.“, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ndërkohë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) është paraqitur vetëm një efektiv policie, i cili është larguar nga ambientet spitalore pas marrjes së mjekimit dhe rekomandimit përkatës nga mjekët.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.