ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Personi që shihni në foton e mësipërme është Arilen Ndoci, një nga shqiptarët që hyri për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në

**Zbardhet identiteti i shqiptarit që dyshohet se hyri në rezidencën e William dhe Kate, ja çfarë i mori**
Në foton e publikuar nga mediat britanike shfaqet Arilen Ndoci. Ai është një prej shqiptarëve që dyshohet se hyri për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe të Princeshës Kate, në Norfolk të Britanisë së Madhe.
Së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Mirgen Doku, Ndoci u paraqit para Gjykatës së Magjistraturës në Norwich. Ata përballen me akuzën për vjedhje me dhunë dhe për shkelje të pronës në një vend të mbrojtur. Sipas mediave britanike, në grup bënte pjesë edhe një person i tretë, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Të njëjtat burime bëjnë me dije se shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Angli.
Gjithçka ndodhi të hënën në mbrëmje, në Anmer Hall, brenda pronës mbretërore Sandringham. Policia mori raportime për lëvizje dhe aktivitet të dyshimtë pranë banesës së çiftit mbretëror. Agjentët ndërhynë pak para orës 18:00.
Dyshimet e hetuesve janë se dy shqiptarët hynë pa autorizim në territorin e pronës, me qëllim që të kryenin vjedhje. Preja që u mor: gjashtë butona manshete dhe një orë luksoze.
Pas sinjalizimit, autoritetet angazhuan forca të shumta policore. Në kërkim u përfshinë qen gjurmues, dronë dhe helikopterë.
Hetimet vijojnë. Autoritetet duan të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes. Një pyetje mbetet e hapur: a arritën të dyshuarit të depërtonin në ndërtesën kryesore të rezidencës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.