ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Rama, mëngjesin e sotëm patën në një takim drejtuesit e shkollave të mesme

Titulli: Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe Kryeministri Rama kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me drejtuesit e shkollave të mesme të Tiranës. Takimi u mbajt në ambientet e Ministrisë së Arsimit.
Gjatë fjalës së saj, Kumbaro i falënderoi të pranishmit për punën e bërë, duke i vlerësuar si pikën kryesore të besimit në komunikimin me prindërit.
“Dua të shpreh mirënjohjen për secilin dhe secilën sepse kanë qenë garancia kryesore dhe shtylla e besimit tek prindërit”, u shpreh ministrja.
Sipas saj, në gjimnaze, atje ku hapësira për të abuzuar dhe keqpërdorur adoleshentët ka qenë më e madhe, pjesëmarrja doli shumë më e lartë krahasuar me ditën e premte. Të premten mungesat ishin më të shumta, për shkak të frikës dhe panikut të prindërve për t’i dërguar fëmijët në shkollë në një situatë aspak normale.
Kumbaro theksoi se në këto momente mbështetja psikologjike për nxënësit është vendimtare. Ata po përballen me pamje që nuk duhej t’i njihnin në jetën e tyre si adoleshentë. Ministrja garantoi gjithashtu se procesi mësimor do të plotësohet i gjithi, ndërsa njoftoi se tashmë është ngritur një ekip psikologësh.
“Kemi ngritur një ekip psikologësh të cilët do të jenë në dispozicion të familjeve, prindërve dhe fëmijët e familjeve që në një mënyrë apo në një tjetër janë përfshirë në protestat e dhunshme”, tha ajo. Ekipi do të mbështesë edhe adoleshentët e shoqëruar në polici apo ata që u bënë pjesë e një skenari aspak të zakontë për moshën e tyre. “Është detyra jonë t’u ofrojmë gjithë këshillimin psikologjik për të mos lejuar që këto trauma të jenë pjesë historikut të jetës së tyre”, shtoi ministrja.
Ajo përmendi edhe komunikimin e forcuar me oficerët e sigurisë gjatë këtyre ditëve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.