ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një masë arresti për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe kontrolli i banesës së një prej zyrtarëve më të lartë

Ish-prokurori Beci pas goditjes së SPAK-ut: A po shfrytëzohen dosjet për luftën e klaneve brenda ekzekutivit?
Masa e arrestit ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror dhe kontrolli në banesën e një prej zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit tronditën opinionin publik në 24 orët e fundit. Goditja u perceptua si e rëndë. Por pasojat shkuan përtej aspektit institucional.
Menjëherë pas ndalimit të Vlora Hysenit, në media filluan të qarkullojnë fragmente nga dosja hetimore. Në to dilnin komunikime mes saj dhe Ergys Agasit. Ky i fundit është një nga personat e arrestuar në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Për zhvillimin ka reaguar ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Ai shpjegoi elementët parimorë të dosjes. Sipas tij, telefonatat mes Hysenit dhe Agasit nuk janë në fokusin e SPAK-ut.
Beci ngriti dyshime për ekzistencën e klaneve brenda ekzekutivit. Ai paralajmëroi se kjo situatë mund të sjellë edhe kundërgoditje.
“Proceduralisht, organi i hetimit kreu atë që ne prisnim. Elementët parimorë të rëndësishëm që pamë dje: Një: Precedent i paprecedent që u arrestua në detyrë; dy: personi që mbart tërë informacionet më sensitive që ne nuk na shkon kurrë në mendje, u rrëzua, pra piramida e sigurisë së një shteti është vënë në dyshim; e treta, besueshmëria te partnerët ndërkombëtarë. Ata shërbimin e kanë pikën kryesore, drejtuesi është fytyra e partnerit, ata kur shohin një situatë të tillë, këto kanë ndihmuar për një krim ordiner, grup të organizuar, partnerët do shohin çdo protokoll tani me dëshirën, filialet amerikane, franceze, angleze do rishikojnë protokollet e tyre, rusët mund të fërkojnë duart. E fundit, kemi të bëjmë me dëmtimin e besueshmërisë institucionale ligjore, fakti që certifikimi i sigurisë së personit bashkë me emërimin ka dështuar, kemi një problem më të thellë. Interes për publikun kanë: zemra dhe shpirti.
Këto elemente që unë mendoj prokurorisë nuk i interesojnë. Këto mund t’i ketë nxjerrë dikush që nuk i intereson që prokuroria goditi shtetin brenda shtetit. Të dalin këto info dmth që publiku të merret me elemente të parëndësishme. Një SPAK-u nuk i intereson që njerëzimit të merren me telefonin, e hapi apo jo. Jemi në dyshimin e arsyeshëm.
A kemi klane Brenda ekzekutivit të cilët interesohen të diskreditohet njëra palë dhe tjera jo. Edhe po t’i shohësh ftohtë klanet brenda, dje u bë çështja procedural?
Dje u realizua çështja procedurale, sot hajde të diskutojmë edhe pjesën morale, nuk ka kohë, se nesër mund të ketë kundërgoditje mes klaneve. Po flasim për klane. Po për dosjet e tjera a ka informacione që dalin. Është e çuditshme që disa dosjeve u dalin e disa jo. Ka edhe një zinxhir, nga oficeri te prokurori, gjyqtari dhe në fund te mbrojtësi. Ne e dimë mirë që kur e kam vetëm unë materialin, se nuk e nxjerr, po kur e shpërndaj, e nxjerr dhe justifikohem se e kanë edhe të tjerët. A do shkojë prokuroria deri në fund?”, u shpreh Beci.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.