ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Analisti dhe gazetari Berat Buzhala ishte i ftuar në “Opinion” për të komentuar arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni,

Ish-drejtoresha e SHISH-it Vlora Hyseni dhe arrestimi i saj ishin në qendër të komenteve të gazetarit dhe analistit Berat Buzhala në emisionin "Opinion".
Ai ishte i ftuar në studio për të folur mbi akuzat ndaj Hysenit. Ajo dyshohet se ka furnizuar me informacione të klasifikuara biznesmenin Ergys Agasi, në kohën kur ai ishte në arrati.
Buzhala zbuloi se kishte pasur një komunikim me Hysenin gjatë ditës së djeshme. Biseda u zhvillua pak para se ish-zyrtarja e lartë t'u dorëzohej autoriteteve kosovare dhe më pas Policisë shqiptare. Sipas tij, ajo i kishte konfirmuar se do të paraqitej vetë pranë SPAK-ut.
Gjatë intervistës ai u shpreh:
“E konsideroj të turpshëm ndihmesën. Pjesën tjetër që Vlora Hyseni ka ardhur te Edi Rama, nuk ka ardhur me të njohshëm. Deri në këtë minutë që është ngritur kërkesa për arrestim, është bashkëpunëtorja më e ngushtë e SHBA-ve. Në Shqipëri erdhi përmes tyre.
Kam komunikuar, e kam pyetur a do me u kthy me u dorëzu. Po më ka thënë. Pjesën tjetër e pafsh hajrin punës që e ke bërë. E para rasti i SPAK ndaj saj nuk ma zbeh besimin ndaj SPAK.
Konsideroj që arratisja nga SPAK që ka bërë Arben Ahmetaj dhe çfarë ka bërë Balluku, unë besoj që është mungesë totale e dinjitetit. Për gjithë të këqijat që ka bërë me Ergys Agasin, e ka bërë me nder dorëzimin. Si e tregon dikë që do ta arrestosh për dikë që nuk është në Shqipëri. Këta e bënë këtë gjë, që ajo të arratisej”, tha Buzhala.
Më tej ai kujtoi bisedat e mëhershme me Hysenin. Në to ajo kishte mohuar çdo njohje me biznesmenin.
“Ergys Agasi është nënçmim. E kam pyetur Vlora Hysesin a e njeh, më ka thënë jo”, tha Buzhala.
Sipas gazetarit, në kryeqytet qarkullon prej kohësh një tjetër thashethem. Bëhet fjalë për një marrëdhënie romantike mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit. Buzhala theksoi se ky thashethem dëgjohej prej kohësh në Tiranë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.