ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në seancën e radhës të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, kanë dëshmuar këngëtari Rigels Rajku, i njohur si

Në radhën e procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, kanë dëshmuar këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku. Vetë Haxhiu nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit; ai është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Detar Hysi.
Prokurori Behar Dibra pyet Borëm Rajku për shpërthimin me eksploziv në lokalin e familjes në Durrës, në qershor të vitit 2022. Bashkim Rajku ka treguar se në momentin e ngjarjes familja kishte dëgjuar një zhurmë të fortë, ndërsa më pas kishin konstatuar dëmet në biznes, ku ishin thyer xhamat.
Kur i pyet me rë të largët për autorët e shpërthimit, Rajku ka shprehur se nuk ka një provë të drejtpërdrejta, por ka folur për disa konflikte të mëparshme të djalit të tij.
“Djali im është artist, mund të ketë pasur ndonjë fërkim apo hatërmbetje. Nuk kishim dyshime në momentin e parë. Ju e dini historinë, ka pasur fërkime me atë të Lushnjës. Nuk kam fakte ta them konkretisht. Punë artistësh,” u shpreh ai.
Bashkim Rajku ka rrëfyer gjithashtu se një ditë para shpërthimit, disa automjete kishin mbërritur pranë lokalit dhe aty ishte krijuar një konflikt, duke e lidhur këtë episod me ngjarjen që pasoi.
“Një ditë para erdhën 5-6 makina dhe e kanë provokuar çunin tim, kanë bërë sherr te lokali dhe ndodhi kjo që ndodhi. Klevioli na ka dalë nga hiçi. Nuk kemi pasur asnjë njohje,” deklaroi ai gjatë dëshmisë.
Sa i përket vlerës së dëmit të shkaktuar nga shpërthimi, Rajku tha se vlera e dëmeve në lokalin e familjes shkonte rreth 30 mijë euro.
Në këtë proces, Laert Haxhiu akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale, ndërsa çështja vijon të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.