ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit mbrëmjen e kësaj të marte (24 nëntor), ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një

**Fier, sherr për motive të dobëta: 15-vjeçari godet me thikë punonjësin e fast-food-it, policia në kërkim**
Një plagosje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, më 24 nëntor, në qytetin e Fierit. Sipas të dhënave paraprake, një djalë 15 vjeç dyshohet se ka qëlluar me thikë në bark një punonjës të një fast-food-i.
Ngjarja dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Menjëherë pas goditjes, i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe autori është shpallur në kërkim.
I plagosur mbeti një 30-vjeçar, i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Ai po punon për të sqaruar rrethanat e plota të sherrit dhe të plagosjes.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.