ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe Krujë, pasi u kapën duke poseduar armë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në Tiranë dhe Krujë, pasi u kapën me armë dhe sende të tjera të paligjshme. Brenda 24 orëve janë zhvilluar dy operacione të ndara, ku u sekuestruan gjithsej 3 armë, municion luftarak, 17 kapsolla elektrike, një shënjestër optike, dy mjete prerëse dhe një peshore elektronike.
Aksionet u finalizuan nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Sipas policisë, ndërhyrjet vijnë në kuadër të masave për rritjen e vigjilencës dhe forcimin e punës operative, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale nga persona që mbajnë armë pa leje.
Operacioni i koduar "Qëllimi" u zhvillua nga Forca e Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4. Në pranga ra shtetasi A. Z., 36 vjeç, i njohur më parë për precedent penal.
Kontrolli në banesën e tij çoi në gjetjen e dy armëve të zjarrit. Bëhet fjalë për një pistoletë dhe një armë automatike. Bashkë me to u bllokuan edhe municion luftarak, një shënjestër optike, dy mjete prerëse dhe një peshore elektronike.
Operacioni i dytë, i koduar "Kontrolli", u organizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë. Aty u arrestua shtetasi F. L., 28 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Brret u gjet një armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike. Sipas policisë, sendet dyshohet se mbaheshin pa leje.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën me dije se hetimet vijojnë. Qëllimi është zbardhja e plotë dhe dokumentimi i përfshirjes së mundshme të dy të arrestuarve në veprimtari të tjera kriminale.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.