ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Mbi 971 komunikime nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë janë regjistruar në platformën online “Fol me Kryeministrin”. Të dhënat janë

Platforma “Fol me Kryeministrin” ka marrë mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani. Këto janë ankesat kryesore.
Deri më tani, mbi 971 komunikime nga qytetarë që jetojnë brenda ose jashtë Shqipërisë janë regjistruar në faqen online. Agjencia për Media dhe Informim i bëti publike se qytetarët kanë dërguar pyetje, shqetësime, denoncime, kritika si dhe propozime për çështje të ndryshme.
Sipas të dhënave të publikuara, 17% nga këto komunikime janë denoncime. Po aq përqindja përfaqësojnë propozime për ndryshime politikash. Çështjet e infrastrukturës dhe ato që lidhen me Agjencën Shtetërore të Kadastrës si dhe legalizimin e pronave zënë secila 12% të mesazheve të dërguara.
Ndërkohë, 10% e komunikimeve janë kritika ndaq punës së qeverisë, 6% lidhen me probleme të punësimit, për aq përqindja me çështjet e strehimit. Temat e tjera të ngritura nga qytetarët përfshijnë 4% për pensionet dhe ndihmët sociale, 3% për çështjet e diasporës, 2% për arsimin dhe probleme të studentëve, 2% për biznesin dhe taksat, 2% për shëndetësinë dhe 1% për shërbimet publike.
Platforma “Fol me Kryeministrin” u prezantua si një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë ndërmjet kryeministrit dhe qytetarëve, pikërisht në një periudhë ku protestat e studentëve vijojnë me tensione dhe përplasje. Përmes faqes zyrtare folmekm.al, qytetarët dhe studentët kanë mundësi të dërgojnë mendimet, opinionet dhe shqetësimet e tyre.
Gjatë ceremoni së prezantimit, kryeministri Edi Rama e quajti platformën një urë komunikimi të hapur 24 orë në ditë. Ai informoi se për ndjekjen e mesazheve të qytetarëve do të krijohet një skuadër e dedikuar, e cila do të trajtojë qarkullimin e informacionit dhe shkëmbimin e mendimeve. Qëllimi i kësaj platforme është të mundësojë komunikim të vazhdueshëm ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, përmes një kanali online ku mund të trajtohen çdo lloç problemesh dhe propozimesh të ndryshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.