ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dëmtimi i godinës së Bashkisë Shkodër gjatë protestës së studentëve ka sjellë reagime dhe përplasje mes vetë demokratëve. Këshilltarja demokratë

Dëmtimi i godinës së Bashkisë Shkodër gjatë protestës së studentëve ka sjellë reagime dhe përplasje mes vetë demokratëve.
Këshilltarja demokratë e Bashkisë së Shkodrës, Glorja Shllaku publikoi pamjet e incidentit, duke shprehur mbështetjen për studentët.
Por ky veprim u kritikua nga pedagogu, studiuesi dhe ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi.
Përmes një komenti, Gurakuqi i kujtoi Shllakut se Bashkia është institucion publik, ku ndodhen edhe shërbime të rëndësishme për qytetarët, dhe se si anëtare e Këshillit Bashkiak duhej të kishte ndërhyrë për të parandaluar dëmtimet, në vend që të publikonte pamjet e incidentit.
“Asht Bashkia Gloria, ku ti je anetare e keshillit. Asht kujtesa e qytetit, gjendja civile, dhe nuk e kuptoj pse e nxjerr, ne vend qe te vraposh me shku me largu fmijet nga damtimi”, i shkruan Gurakuqi.
“Prof pa dasht te hyj ne polemika,besoj se ne keto momente duhet te jena ne mbeshtetje te studentave dhe te rinjve,jo ti pengojme apo t’ia zbehim zanin. Ata po kerkojne te drejten e tyne per nje te ardhme ma te mire dhe ne duhet te ti degjojme e mbeshtesim”, i përgjigjet ajo.
“Glorja Shllaku une them.dicka tjeter,ti dicka krejt tjeter!!!!! Ne fund, edhe me meson cfare duhet te baj?!”, i përgjigjet nga ana tjetër Gurakuqi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.