ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, e

Durrës/ Një alarm për bombë shënohej në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 3 të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, policia u vu menjëherë në lëvizje pas marrjes së një telefonate për një objekt të dyshimtë.
Forcat e rendit bllokuan zonën dhe ngritën perimetër sigurie. Kjo masë u mor për të mbrojtur popullsinë e zonës nga çdo rrezik eventual.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekspertët e RENEA-s. Me ndërhyrjen e tyre të specializuan arritën ta neutralizojnë lëndën plasëse. Bomba ishte e lidhur me një celular dhe u gjet e braktisur në rrugë. Sipas burimeve, eksplozivi kishte sasi të vogël.
Një grup hetimor është formuar dhe po punon nën drejtimin e prokurorisë. Ata po kryejnë këqyrjen e provave materiale në vendin ku u gjet objekti. Hetuesit po mundohen të zbulojnë personat përgjegjës si për vendosjen ashtu dhe për braktisjen e bombës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.