ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar emrat e gjyqtarëve që do të jenë në Panelin e Apelit sa i

Është bërë publike përbërja e Panelit të Apelit që do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar gjyqtarët që do të trajtojnë apelimin për këtë aktakuzë. Njoftimi është dhënë përmes një email-i nga presidentja e këtij institucioni.
Sipas komunikimit zyrtar, në panel janë caktuar Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. Ata do të jenë anëtarët e trupit gjykues për fazën e apelimit.
Në njoftim theksohet se përzgjedhja është bërë mbi baza të qarta. “Në vendimin e saj, Presidentja mori parasysh kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë”, thuhet në email.
Vendimi për apelimin vjen pas dënimit të 16 shtatorit. Atë ditë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 81 vite burg në total. Ky vendim shkaktoi reagime dhe pakënaqësi të mëdha në Kosovë dhe Shqipëri. Në Prishtinë u organizuan edhe protesta të shumta.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.